Duhan pirja e shkakton 1 në 10 vdekje në gjithë botën, një studim i ri ka gjetur, me gjysmën e tyre në vetëm katër vende, Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.
Përkundër politikave kontrolluese në dekadat e fundit, rritja e popullsisë ka bërë që numri i duhanpirësve të rritet sipas këtij studimi, transmeton Express.
Hulumtuesit kanë thënë se vdekshmëria mund të rritet edhe më tej pasi kompanitë e duhanit po i targetojnë më mënyrë agresive tregjet e reja, veçanërisht në botën në zhvillim.
Raporti është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”.