BallinaLajmeThaçi shkoi në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Thaçi shkoi në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Të ngjajshme

Luan Haradinaj kurorëzon dashurinë në Gllogjan

Luan Shkëlzen Haradinaj, djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare...

Vdes pas aksidentit në ShBA 19-vjeçari me prejardhje nga Kosova, Kayden Kabashi

Kayden Kabashi, i cili të hënën ishte aksidentuar përderisa...

Mallorca po lufton për mbijetesë, Vedat Muriqi startues në ndeshjen ndaj Gironas

Ndeshja mes Gironas dhe Mallorcas hap javën e 34-të...

Vendi në zgjedhje, Kurti emëron  Zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën,...

Me ftesë të ambasadorit Wolfgang Ischinger, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih (MSC).

Thaçi bashkë me 500 liderë botërorë do të marrë pjesë në këtë konferencë, e cila në pesë dekadat e fundit është shndërruar në një tubim të rëndësishëm për komunitetin strategjik ndërkombëtar.

Gjate konferencës, Thaçi pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe me liderë botërorë.

Në këto takime, ai do të flasë për agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Që nga themelimi i saj më 1963 nën emrin “”Internationale Wehrkunde-Begegnung”, Konferenca e Sigurisë në Munih ka qenë një forum i pavarur që i kushtohet promovimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut.

Konferenca e Sigurisë në Munih hapet sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri të dielën më 19 shkurt 2017.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz