back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëTurqia e interesuar të investojë në Mitrovicë

Turqia e interesuar të investojë në Mitrovicë

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Eroll Zekeria, kanë pritur në një takim biznesmenin nga Turqia, Ali Samlioglu, pronar i kompanisë “Mibos”, me bashkëpunëtorët e tij.

Biznesmenët nga Turqia e njoftuan kryetarin Bahtiri për aktivitetet prodhuese të kompanisë së tyre, e cila prodhon pjesë të ndryshme për pajisje elektrike. Ata thanë në vazhdim se kompania e tyre ka  fabrika prodhuese në disa qytetet në Turqi dhe një në Shtutgart të Gjermanisë dhe se këto prodhime, përkatësisht rreth 500 artikuj plasohen në tregjet e rreth  67 vendeve të botës.

“Pasi që Kosova është më afër Evropës, ne jemi të interesuar që të investojmë në Mitrovicë dhe jemi të gatshëm që në Zonën e Lirë Ekonomike të hapim një fabrikë ku do të prodhojmë trafo elektrike dhe  ku presim të vendosim edhe shkritoren tonë. Në këtë fabrikë fillimisht do të punësojmë në fazën e parë deri në 25 punëtorë, ndërsa që numri i tyre brenda pesë viteve do të arrij në 100”, tha Samlioglu.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoj biznesmenin Samlioglu për interesim për të investuar në Mitrovicë, tha se komuna e Mitrovicës qe nga fillimi i pas luftës  ka pas bashkëpunim të mirë me qytete dhe organizata të ndryshme nga Turqia, të cilat kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme Mitrovicën dhe qytetarët e saj, prandaj edhe kësaj radhe shpresojmë të jetë ashtu dhe se ne jemi të gatshëm për të bashkëpunuar.

“Ndjehem  mirë për gatishmërinë e biznesmenëve nga Turqia për të investuar në komunën e Mitrovicës,. Ju premtoj atyre se përveç hapësirës për të ndërtuar fabrikën, aty do të rregullohet edhe  infrastruktura e nevojshme. Komuna do t’i kryej me përgjegjësi të gjitha obligimet që do i merr përsipër dhe do të siguroj gjithçka që  është e nevojshme dhe që investitorët kërkojnë për plotësimin e kushteve për realizimin e projekteve   në të cilat ata do të investojnë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Biznesmenët nga Turqia e falënderuan kryetarin Bahtiri dhe nënkryetarin e komunës për  Komuniteteve, Eroll Zekrijan për pritjen e mirë  dhe për gatishmërinë dhe interesimin për të bashkëpunuar, duke u shprehur njëkohësish edhe njëherë për të investuar në Mitrovicë, për të krijuar kështu vende të lira pune për të rinjtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz