BallinaLajmeNënkryetari Nura takoi Ministrin Abrashi, shpërndajnë pako për familjet nevojtare

Nënkryetari Nura takoi Ministrin Abrashi, shpërndajnë pako për familjet nevojtare

Të ngjajshme

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e...

Arben Vitia: Pagesa për specializantet lehona, hap i ri për përfundimin e specializimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komentuar vendimin e...

 

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur sot në takim Ministrin e Punës dhe Mirëqenjes Sociale Arban Abrashi. Temë e takimit ishte bashkëpunim në fushën e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe shpërndarja e 100 pakove me veshmbathje për 100 familje në nevojë të Komunës së Skenderajt.

Nënkryetari Nura e falenderoi ministrin Abrashi për vizitën dhe shpërndarjen e pakove ndihmë për familjet me asistencë sociale. Ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fushën e përmirësimit të jetës së familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike.

Ministri Abrashi u shpreh i kënaqur me mundësinë që ka pasur Ministria për të ndihmuar familjen në nevojë, duke përmendur edhe institucionet e tjera të cilat  kanë kontribuar në sigurimin e këtyre pakove që përmbajnë veshmbathje dhe shtrojë e mbulojë. Duke folur për bashkëpunimin ndër institucional, ministri Abrashi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Komunën e Skenderajt në përmirësimit të jetës së qytetarëve, sidomos në fushën e strehimit të familjeve skamnore.

Në takimin e përbashkët morën pjesë edhe Kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati dhe përfaqsues të shoqatës “Nënë Tereza”

Nënkryetari Nura dhe Ministri Abrashi pas takimit kanë bërë shpërndarjen e pakove për familjet me asistencë sociale në Qendrën për Punë Sociale në Skenderaj. Përzgjedhja e 100 familjeve përfituese të këtyre ndihmave është bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra për Punë Sociale në Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz