back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaJetëKurioziteteKëto pula kushtojnë 2500 dollarë, ja pse! (Foto)

Këto pula kushtojnë 2500 dollarë, ja pse! (Foto)

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...
Lloji i pulave, Ayam Cemani, janë pulat më të shtrenjta në botë, dhe kur themi të shtrenjta e kemi fjalën për një shumë prej 2500 dollarë.

Këto pula janë të veçanta pasi ato janë të zeza si në pjesën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Puplat e tyre janë të zeza, sqepat, kthetrat, madje edhe mishi, eshtrat dhe të gjitha organet e brendshme janë të tilla.

I vetmi element jo i zi i këtyre shpendëve është gjaku, i cili ka ngjyrë të kuqe, siç është tek të gjithë kafshët, shpendët dhe njerëzit.

Vetëm një pulë ‘Ayam Cemani’ arrin çmimin deri në 2 500 dollarë.

Dana Cowin, kryeredaktorja e ‘Food & Ëine’, përgjigjet se kjo pulë kushton kaq shumë, “sepse është shumë elegante, e gjitha e zezë.

Pupla e saj janë të zeza. Organet e saj janë të zeza. Mishi i saj është i zi. Kështu që është shumë e veçantë, është një pulë e një race të rrallë”. Pula ka marrë emrin e një fshati (Cemani) në Java-n Qendrore.

Për ngjyrën e zezë merita është e një tipari gjenetik i njohur si “fibromelanosis”, që është karakteristikë e ‘Chinese Silkie’, një lloj pule e zezë, tepër e çmuar në Kinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz