BallinaRegjionaleDrenasLushtaku: Ramizi i fiton zgjedhjet, Bazaj u tërhoq për arsye të fort!...

Lushtaku: Ramizi i fiton zgjedhjet, Bazaj u tërhoq për arsye të fort! (Foto)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili vjen nga rajoni i Drenicës, Nuredin Lushtaku shprehet i bindur se partia e Kadri Veselit do të triumfojë në zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas.

Sipas tij, kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci është personi ideal për ta udhëhequr komunën.

“Po normal, unë mendojë se do të fitojë gjithqysh PDK-ja, s’di pse po me pyet (qesh). Ramizi është personi i duhur dhe më i qëlluar për kryetar të Drenasit”, ka thënë ai për “Indeksonline”

Më tej, Lushtaku ka komentuar edhe tërheqjen e njërit prej kandidatëve më të përfolur, Naim Bazaj, i cili u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur.

Deputeti nga rajoni i Drenicës tha se tërheqja e tij ka ardhur me arsye të fort, pa ndonjë presion. “Naim Bazaj e ka pa të arsyeshme mu tërheq vet dhe mos me u përça Drenasi as PDK-ja. Tani ai është së bashku me Ramizin”, ka thënë ai.  /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz