BallinaRegjionaleDrenasXhavit Drenori rrëfen historinë e ndryshimit të mbiemrit dhe pse Drenasi duhet...

Xhavit Drenori rrëfen historinë e ndryshimit të mbiemrit dhe pse Drenasi duhet ta votojë atë për kryetar

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë një muaj pas ngjarjes

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person për...

Befason Amir Rrahmani: Napoli është shtëpia ime, nuk është më në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë...

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, e ka treguar historinë e mbiemrit të tij.

Drenori ka treguar se ai fillimisht e ka pasur mbiemrin Avdyli.

“Në vitin 2008, unë dhe bashkëshortja kemi vendos që të bëjmë diçka të veçante dhe erdhëm në përfundim që ti lëmë paraardhësve tanë një mbiemër tjetër me kuptim”.

“Pas 2-3 muajve vendosmë për mbiemrin Drenori, që i ka tri shkronjat e para të Drenicës, vendlindjes sime”.

Drenori për ndërrimin e mbiemrit ka treguar në emisionin Zonën B, të Klan Kosovës.

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit i ka treguar arsyet pse bashkëvendësit e tij duhet ta votojnë atë.

“Çështja e diplomave false nuk kërkon buxhet”.

“Arsimi në Drenas është totalisht i prekur nga nepotizmi”.

“Një qytetar duhet të më votojë pasi një pjesë e madhe e tyre mua veç me njohin pasi kam ngritur edhe padi penale për këto çështje”.

“Unë kam ngritur shumë shqetësime, madje kam bërë edhe protesta – këto janë karakteristika me anë të të cilave është krijuar një lloj besimi”.

Këto komente Drenori i ka bërë në Zonën B, të Klan Kosovës.

Ai madje ka treguar edhe arsyet pse ka kandiduar jashtë Partisë Demokratike të Kosovës, asamblistë i të cilës ka qenë.

“Nuk gëzoj ndonjë post brenda strukturave të PDK-së, ajo çka më ka veçuar është se kam lëvizur shumë në terren dhe kam komunikuar me qytetarët”.

“PDK dega në Drenas nuk ka pasur fuqi të vendos që cili do të jetë kandidati – por ata e kanë bërë në mënyrë arbitrare, me këtë nuk jam pajtuar”.

“Qytetarët e Drenasit nuk janë të kënaqur me vendimin e Veselit për kandidaturën e Ramiz Lladrovcit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz