BallinaRegjionaleDrenasVetëvendosje në Drenas: PDK vazhdon ti mashtroj qytetarët e Drenasit

Vetëvendosje në Drenas: PDK vazhdon ti mashtroj qytetarët e Drenasit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Qendrës për Drenas i Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Elezi, ka ftuar qytetarët e Drenasit që të mos bien pre e mashtrimeve të PDK-së, po ashtu ai ka bërë thirrje për mospjesmarrje në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Sipas tij premtime boshe për qytetarët e Drenasit nga PDK kinse do të investojnë miliona euro nga qeveria janë mashtrim i radhës.

“Premtime boshe për qytetarët e Drenasit nga PDK kinse do të investojnë miliona euro nga qeveria janë mashtrim i radhës. Projekt buxheti i shtetit ende nuk është miratuar dhe të gjitha dikasteret që udhëheq PDK ka shumë pak projekte për Drenasin nga Qeveria. PDK e la anash Drenasin për shumë vite dhe e tëra çka u investua në këtë komunë janë investime vetjake të qytetarëve. PDK me vite mashtroj qytetarët e Drenasit e po vazhdon ende sepse po e shfrytëzon kartën e fundit të nënshtrimit të qytetarëve për një copë buke”, ka thënë Elezi.

Sipas të parit të VV-së në Drenas, edhe pas 10 vitesh qeverisje të PDK-së qytetarët e Drenasit jetojnë në varfëri.

“Qytetarët e Drenasit pas gati 10 vitesh të qeverisë së PDK po jetojnë në një Drenas të pazhvilluar të varfër i cili veçse po i mundëson akterëve të partisë të pasurohen jashtëligjshëm duke sjellë dobi pasurore vetes dhe familjeve të tyre. Në odat e Drenasit kemi dy shtresa të popullatës: e para në krye të vendit ministra e deputet milioner që mashtrojnë dhe e dyta shtresa e popullit që janë në varfëri të thellë qëndrojnë përballë mashtruesve milioner”, ka shtuar Elezi./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz