BallinaRegjionaleDrenasMe ndihmë të policisë në Llapushnik vendosen shtyllat e tensionit të lartë...

Me ndihmë të policisë në Llapushnik vendosen shtyllat e tensionit të lartë [video]

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Vendosjen e shtyllave të tensionit të lartë e kanë kundërshtuar një pjesë e banorëve të fshatit Llapushnik të Drenasit, raporton KTV.

Punimet janë zhvilluar nën përkujdesjen e policisë, pasi në këto dy ditë, ka pasur edhe të arrestuar.

Sipas Xhevdet Krasniqit, ata janë paralajmëruar se kalimi i kabllove të tensionit të lartë fare afër shtëpisë së tyre, paraqet rrezik për ta. Anëtarët e familjes Krasniqi shprehen të vendosur që pavarësisht pasojave, të mos lejojnë vendosjen e shtyllave.

Por, pretendimet se ka rrezik për banorët e Llapushnikut, i hedh poshtë biznesmeni Fehmi Krasniqi, që po e paguan këtë projekt.
Krasniqi, pronar i biznesit “Jora Center”, pas problemeve të shumta me tensionin e ulët, kishte kërkuar nga KEDS-i që t’i mundësohet qasje në tensionin e lartë. Dhe, traseja nga kalonin shtyllat e vjetra, ishte vendosur nga KEDS-i për vendosjen e shtyllave të reja.

Për vendosjen e shtyllave të reja, Krasniqi kishte marrë leje-pëlqimi edhe nga komuna e Drenasit, të cilën e kishin dhënë pas daljes dhe inspektimit në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz