BallinaLajmeOVL e UÇK reagon ndaj Gjykatës së Apelit lidhur me grupin “Drenica...

OVL e UÇK reagon ndaj Gjykatës së Apelit lidhur me grupin “Drenica I”

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me grupin “Drenica I”.

OVL e UÇK përmes këtij reagimi ka ritheksuar se drejtësia ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe Gjykata e Apelit, e dëshmoj këtë me vendimin katastrofal që mori sot në rastin Drenica I dhe II, sepse të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës, i shpallë fajtorë duke i dënuar pa asnjë provë, vetëm me deklaratën e një dëshmitari të mbrojtur, të vërtetuar në gjykatë se ka probleme mendore.

I bëjmë thirrje bartësve të institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, që të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit”, thuhet në reagim./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz