BallinaLajmeKjo Ministri në Kosovë paguan 17.5 euro për një çadër

Kjo Ministri në Kosovë paguan 17.5 euro për një çadër

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ministria e Integrimit Evropian ka shpenzuar 875 euro për të blerë 50 ombrella. Për një ombrellë do të paguajë 17.5 euro.

Ministria e Integrimit Evropian (MIE) do të paguajë 17.5 euro për një ombrellë. Ministria do t’i blejë 50 të tilla dhe për to do të paguajë 875 euro.

Blerjen e këtyre ombrellave, MIE e ka bërë përmes procedurës së mbyllur të prokurimit, pra pa njoftim për kontratë.

Në faqen zyrtare të Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) është publikuar njoftimi për nënshkrimin e kontratës për tenderin “Furnizim me ombrella për nevoja të MIE-së”.

Kjo Ministri për këtë aktivitet të prokurimit nënshkroi kontratën në vlerë prej 875 euro, për të cilën thotë se ka qenë oferta më e lirë e pranuar nga tre operatorë sa kanë marrë pjesë në këtë tender të mbyllur.

Në një kalkulim të thjeshtë i bie që një ombrellë kësaj Ministrie i kushtoi 17,5 euro.

Çmimi i një çadre në tregun e Kosovës ndryshon varësisht nga cilësia. Më e lira është 1,5 euro.

Zyra për Informim e Ministrisë së Integrimit Evropian për “Kallxo.com” thotë se 50 ombrella janë blerë me logo të këtij institucioni.

“Në bazë të kërkesës janë blerë 50 ombrella me logo të MIE-së, të madhësisë mesatare dhe të kualitetit të lartë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

“Ombrellat janë për qëllime përfaqësimi, si dhurata për personalitete të larta shtetërore që vizitojnë Kosovën dhe kanë takime protokollare me përfaqësuesit e MIE-së”, thuhet në përgjigjen e kthyer për “Kallxo.com”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz