Bashkëshortja e Feriz Zeqirit, Fora Zeqiri pas vdekjes së burrit të saj e ka kujtuar atë me fjalë të dashurisë për të, ku përshkruan dhembjen e madhe që ndjen për humbjen e tij, transmeton Drenica Press.
Flora e përshkruan të ndjerin Feriz Zeqirin jo vetëm si bashkëshort, por edhe si një shok të mirë të jetës, ku i fali dashuri dhe lumturi deri në fund të jetës.
Ja letra e plotë e Flora Zeqirit, dedikuar bashkëshortit të saj të vdekur Feriz Zeqirit
LETËR PËRKUJTIMI
Flora Kongjeli-Zeqiri
“Ah ,sa e vështirë qenka të shkruash përkujtimin e më të dashurit të zemrës.Se kisha imagjinuar kurrë se do vinte një moment I tillë për mua.Mëngjesi i së premtes , 11 nëntor, ishte I kobshëm për mua se mora lajmin e hidhur për vdekjen e bashkëshortit tim, Ferizit, bashkudhëtar i jetës sime. Për një moment mu ndal fryma,mu shkëput njëri krah.Nuk po e besoja një të papritur që jeta më bëri surprizën më të hidhur.Ishim një familje që për 19 vite bashkëjetesë ishim çifti më I lumtur.Në familjen tonë kishte vetëm dashuri e lumturi.Sa e shkurtër qenka jeta,sa të shumta më duken ato momente të bukura që I kaluam bashkë.Sa shumë vullnet për jetë që kishe,o Ferë (se kështu të thërrisja përherë).Sa shumë dashuri e vepra të mira na fale shumë premtime tua të mbeten pa u realizuar,se një rrufe vrastare të ndau nga ne në moshën tënde më të mirë kur më së shumti na duheshe ,mua e fëmijëve .Na le në gjysmë të rrugës,po si do të mund të vazhdoj jetën pa ty,kur kudo që shkoj më duket sikur të shoh.Më duket sikur po dëgjoj zërin tënd duke më thirrur.Si do të mund t’ia dalim pa buzëqeshjen tënde që na shoqëronte çdo çast.Si do t’ia bëj me fëmijët që shpesh mi lije mua përgjegjësi vendimet për ta,sikur ta dije se me të vërtet do të mbetesha nënë-e baba për ta.Të pata thënë se pa ty Ferë nuk mund të vazhdoj jetën .Për hir të fëmijëve të mrekullueshëm që i kemi ,e mi le përgjegjësi përjetë,do të mundohem të mbledh fuqinë e gjithë botës ,për t`iu kushtuar fëmijëve të mi.Njeri i dashur si ti rrallë do të gjendet më.Ti kishe dashuri jo vetëm për familje po për të gjithë shokët,miqtë,kolegët dhe për të gjithë ata që të njohën.Ty të mori perëndia por një gjë nuk mund të na e marrë derisa të vdesim ,kujtimet e bukura që kemi për ty .Ato kujtime do të jenë pjesë e jetës sonë se vetëm ashtu mund të ecim përpara,duke I kujtuar fjalët e tua me vlerë dhe edukuese për fëmijët.I lutem Zotit që fëmijët të të ngjajnë ty në çdo aspekt.Të jenë shembull,me vepra të mira sikur ti. Zemra na qan e lotët rrjedhin rrëke se nuk mund ti ndalim edhe po të duam,se na u shkëput një arterie e zemrës.I pavdekshëm do të jesh për ne deri në pafundësi.Se as fjalë nuk gjej për të shprehur dhimbjen që e ndjej për ty.Do të jesh thellë në zemrat tona deri sa të ndalen së rrahuri.
I lehtë të qoftë dheu I Kosovës ,shpirti yt u prehtë ne paqe. Si do të mund të jetojë pa frymën tënde more?Pse o zot e more?Pse…
Jo vetëm bashkëshort,por shok e mik ,të pata gjithçka në jetë.
Mburremi me ty sa të kemi jetë.”