back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Shëndetësinë në Drenas e kam prioritet

Lladrovci: Shëndetësinë në Drenas e kam prioritet

Të ngjajshme

Çitaku i reagon Liza Gashit: Para sot më shumë kanë Martini dhe Nagipi por jo populli

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku i ka...

A do ta bind Albin Kurtin të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore? Rozeta Hajdari “hesht”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë...

Supremja e refuzon ankesën e PDK-së ndaj PZAP për rivotimin në Mitrovicë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar...
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë. Ai ka folur për rëndësinë që do t’ia kushtojë përkujdesjes shëndetësore, gjithpërfshirjes së qytetarëve në përkujdesjen shëndetësore si dhe prioritetizimin e shëndetësisë në rast se i jepet besimi nga qytetarët për ta drejtuar Drenasin, në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

“Mbulimi i plotë i komunës me përkujdesjen primare shëndetësore, furnizimi me barnat esenciale për mjekësinë primare, kontrollet periodike në vendbanimet e largëta, vizita të mjekëve në shkolla, vaksinimi i rregulltë, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijes, edukimin shëndetësor, do të jenë faktor për pengimin e sëmundjeve. Këto çështje do të marrin vëmendjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, si prioritet i mandatit tim”, ka thënë Lladrovci, gjatë takimit.

“Në takim, punëtorët shëndetësor, diskutuan për gjendjen në shëndetësi, shtrirjen e përkujdesjes në zonat rurale, furnizimi me barna të përkujdesjes primare dhe çështjet tjera të lidhura me angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të mirëqenies shëndetësore në komunën e Drenasit”, njofton PDK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz