BallinaLajmeGjuriq: Marrëveshjen e telekomit do ta përdorim si precedent për energjetikën dhe...

Gjuriq: Marrëveshjen e telekomit do ta përdorim si precedent për energjetikën dhe Gazivodën

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë një muaj pas ngjarjes

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person për...

Befason Amir Rrahmani: Napoli është shtëpia ime, nuk është më në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë...

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se precedentit për çështjen e Telekomit të Serbisë dhe mbrojtjes së pasurisë të kësaj kompanie në Kosovë, Serbia do të mund ta përdorë si argument për bisedimet edhe për energjetikën dhe për liqenin e Gazivodës.

“Ato bisedime gjithsesi nuk do të jenë të lehta”, ka thënë Gjuriq i pyetur se pas marrëveshjes për telekomunikacionin mund të “shpresohet edhe për ruajtjen e pasurisë së Trepçës dhe Gazivodës”, transmeton lajmi.net.

Gjuriq ka thënë se autoritetet në Prishtinë kanë tentuar “që çështjen e pasurisë të zgjidhin me grabitje – ta grabisin Trepçën me ligj, ligj ky që mbetet në pikën e vdekur dhe vetëm në letër, pasi që s’mund ta implementojnë”.

“Një sjellje e tillë politik mund t’i ndihmojë vetëm ndonjë politikani separatist, por ju bën dëmë institucioneve të veta”, ka thënë Gjuriq, duke shtuar se ata duhet t’i thirrin mendjes për ta implementuar një politikë të tillë.

Sipas tij, marrëveshja për telekomunikacionin është shumë e favorshme për Serbinë dhe serbët që jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz