BallinaLajmeKapen kosovarët me drogë në “Elbasan Arena”

Kapen kosovarët me drogë në “Elbasan Arena”

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Policia e Elbasanit gjatë ditës së djeshme ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për dy kosovarë, pasi të njëjtit në dy raste të ndara gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael brenda stadionit u kapen me lëndë narkotike, raporton Indeksonline.

Policia e Shtetit për rastin e parë thotë se më datë 13 nëntor 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.H vjeç 24, banues në Prizren, Kosovë, pasi dyshohet se  më datë 12 nëntor 2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Ndërsa për rastin e dytë sipas policisë, më datë 13 nëntor 2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Dh.SH vjeç 36, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi dyshohet se  më datë 12 nëntor 2016, në stadiumin “Elbasan Arena”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz