Wednesday, July 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasIsa Xhemajli: Do ta fitoj Drenasin, nuk më bëjnë konkurencë të tjerët

Isa Xhemajli: Do ta fitoj Drenasin, nuk më bëjnë konkurencë të tjerët

Të ngjajshme

Zgjedhjet e parakohshme në Drenas, të cilat do të bahen më 4 dhjetor, kanë bërë që kandidatët për këtë post të shprehin bindjet e tyre se do të dalin fitues në këtë garë.

Në mesin e kandidatëve që besojnë në fitore është edhe ai i Nisëm për Kosovën, Isa Xhemajlaj.

Në një prononcim për Periskopin, Xhemaljaj është shprehur se asnjëri ka kundërkandikatët nuk e rrezikon për të qenë i pari i Drenasit.

“Unë mendoj se asnjëri nga kandidatët për Kryetar të Komunës së Drenasit nuk më rrezikon në këtë garë. Besoj se qytetarët e kanë ndarë mendjen për këto zgjedhje dhe se unë do të jem Kryetari i ardhshëm i Drenasit”, ka thënë ai.

Veprimtaria  në Drenas dhe vizioni i qartë për të ardhmen, sipas Xhamajlajt janë arsyet që kanë shtyrë Nismën që atë ta shoh personin e duhur që të udhëheqë me Drenasin.

“E gjithë veprimtaria ime është e lidhur ngushtë me fatin e Drenasit, përvoja dhe kontributi im si mësimdhënës dhe menaxher shkolle ne vitet e 90-ta,si pjesëmarrës dhe udhëheqës i luftës së UÇK-së,një ndër themeluesit e organeve të para qeverisëse të pas luftës ne Drenas, njeri me vizion të qartë për të ardhmen. Partia edhe në bashkëbisedim me qytetarët e Drenasit ka vendosur që para qytetarëve të Drenasit të më propozoj si njeriu që i duhur për ta udhëhequr Komunën e Drenasit”, ka thënë ai.

Duke besuar fuqishëm në fitore Xhamjalaj ka thënë për Periskopin se seriozitetin e kandidatëve të tjerë për kryetar të Drenasit do ta tregojë vota e qytetarëve.

Ai ka potencuar se premtimet e dhëna të gjitha do të realizohen dhe nuk do të mbesin të tilla siç sipas tij kanë mbetur deri tani nga të tjerët.

“Deri me tani vota është fituar me premtime te shumta dhe pa mbulesë,ndërsa me përfundimin e zgjedhjeve të gjitha këto premtime kanë mbet vetëm si premtime. Unë si kryetar i ardhshëm i Drenasit e kuptoj përgjegjësinë e detyrës dhe sfidat që na presin në zhvillimin ekonomik,planin urbanistik,sistemin arsimor dhe të shëndetësisë,dhe në të gjithë sektorët tjerë. Premtoj barazi për të gjithë mbi bazën e konkurrencës,dhe projekteve të tyre që kanë të bëjnë me zhvillimin e Drenasit në të gjitha sferat e jetës. Siguri dhe kushte te favorshme për të gjithë investitorët serioz,sepse deri më tani investitorët nuk kanë gjetur klimë te favorshme për investime në Drenas,dhe si rezultat i neglizhencës dhe veprimeve ne disfavor te investitorëve kanë ikur me dhjetëra kompani serioze ku disa nga to kanë investuar ne komuna tjera”, është shprehur ai.

Xhemajlaj ka premtuar se si kryetar i Komunës së Drenasit do të angazhohet maksimalisht që secilit investitori serioz ti afrojmë kushte të favorshme dhe ndihmë të pakursyerën realizimin e projekteve të tyre. /Periksopi/

- Advertisement -

Të Fundit