back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKrasniqi: Ata që Thaçi i quajti dikur tradhtar i mori në Qeveri

Krasniqi: Ata që Thaçi i quajti dikur tradhtar i mori në Qeveri

Të ngjajshme

Aksident te ‘Bregu i Diellit’, policia dhe autoambulanca në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Përgjigjja epike e Zlatan Ibrahimovic kur u pyet për mos-fitimin e Topit të Artë

Zlatan Ibrahimovic, legjenda suedeze e futbollit, ka dhënë një...

Kështu duket fytyra e portierit Garcia pas ndërhyrjes brutale të Vedat Muriqit

Vedat Muriqi në ndeshjen ndaj Barcelonës u ndëshkua me...

Aksident trafiku në Gjilan, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën...
Kryetari i  Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se personat që gjatë periudhave të ndryshme kohore i ka quajtur tradhtar, sa ka qenë kryeministër i ka ofruar të gjithë afër vetit.

Krasniqi ka përmendur edhe Bujar Bukkoshin i cili ishte kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, për të cilin sipas Krasniqit, Thaçi e kishte kritikuar e më pas Bukoshin e kishte marr në qeveri.

Ai po ashtu ka thënë se të gjitha marrëveshjet që ka bërë Thaçi si kryeministër që nga marrëveshje për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë më 19 prill 2013, e deri të Asociacioni e Demarkacioni me Malin e Zi nuk i kanë sjellë asnjë të mirë vendit.

Krasniqi gjatë fjalimi të tij me rastin e prezantimit te kandidatit për kryetar te Drenasit, Isa Xhemajlaj, ka thënë se zgjedhjet në Drenas janë pasojë e keqqeverisjes nga niveli qendror i drejtuar nga Hashim Thaçi, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, vendi ka nevojë për ndryshime dhe se tashmë edhe qytetarët janë binur dhe I duan ato.

Ai duke folur për rastin e Drenica2”, pjesë e cilit ishte edhe Nexhat Demaku I cili dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Drenasit, ka thënë se ata djem që luftuan për liri nuk do duhej të ishin prapa grilave.

Ndërsa, për kandidatin e tyre për kryetar të Drenasit, ka thënë se është i ndërsemë dhe punëtorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz