Javën e fundit qytetarët e Skenderajt janë tronditur me lajmet të dhembshme me vdekjen e disa qytetarëve të kësaj komune.
Pikërisht sot qytetin e Skenderajt e goditi edhe një lajm i dhembshëm, ku nga një sulm në zemër vdiq Feriz Zeqiri nga Klina e Poshtme, transmeton Drenica Press.
Feriz Zeqiri kishte punuar drejtor në Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport në Skenderaj, ndërsa tri vitet e fundit ishte udhëheqës për programe dhe regjime në SHKK në Ministrinë e Drejtësisë.
I ndjeri Feriz Zeqiri njihej si një person me kulturë të lartë dhe një vizionar i madh, për çka gëzonte respekt të madh nga qytetarët e Skenderajt.
Varrimi i Feriz Zeqirit do të bëhet nesër në ora 14 në varrezat e fshatit Klinë./drenicapress/