back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKryetari Veseli priti nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek

Kryetari Veseli priti nënkryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin...

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim nënkryetaren e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë, për angazhimet e vazhdueshme të institucioneve të vendit në procesin e integrimit evropian, si e vetmja rrugë për shtetin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, falënderoi raportuesen Lunaçek për kontributin dhe përkrahjen e saj të pakursyer për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe në mekanizma të tjerë të BE-së, duke ia lehtësuar kështu Kosovës rrugën euro-integruese.

Kryeparlamentari Veseli përsëriti edhe njëherë kërkesën për heqje sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

“Nëse do të vijë lajmi për liberalizim të vizave për Kosovën, atëherë ai do të vijë nga zonja Lunaçek”, theksoi kryetari Veseli.

Nënkryetarja e PE-së, Lunaçek, nga ana e saj, tha se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në perspektivën evropiane dhe për liberalizimin e vizave, por institucionet e Kosovës duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara.

Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë t’i plotësojë kriteret e kërkuara dhe do të punojë në agjendën e reformës evropiane në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz