back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, ky është mesazhi prekës që kujdestari ka për nxënësin e tij...

Skenderaj, ky është mesazhi prekës që kujdestari ka për nxënësin e tij të vdekur Brahim Bajraj

Të ngjajshme

Nxënësi i shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj Brahim Bajraj u nda përgjithmonë nga bankat e shkollës, duke ndërruar jetë nga një shembje e dheut në fshatin Kllodernicë.

Por kujdestari i nxënësit Brahim Bajraj, prof Liridon Kerolli ka një mesazh prekës për lajmin e hidhur që mori kur kuptoj se nxënësi i tij ka ndërruar jetë, transmeton Drenica Press.

Ky është mesazhi i kujdestarit për nxënësin e tij:

“Lajmi për vdekjen e nxënësit tim Brahim Bajraj ishte lajmi më i hidhur në karrierën time profesionale, e kuptova sa jam i lidhur me nxënësit, e kuptova sepse mu thye shpirti nga lajmi i hidhur për nxënësin tim Brahim Fatmir Bajraj i cili ndërroi jetë tragjikisht. Mendoja se isha i kalitur nga përvojat e hidhura që në bankat shkollore të kolegëve që ranë heroikisht, në vend të librave ti qesim lulet!

Nga nesër si të hyjë në klasë zemra ime do të rrahë ndryshe, buzëqeshja më në atë klasë nuk do të duket. Do të kalojnë ditët të heshtura, sepse vdekja jote Brahim na heshti, na bëri të kuptojmë se nxënësi për mësimdhënësin është lulja e jetës, na bëri të kuptojnë se shkolla na bën familje.

Për mua është shumë e vështirë të sjell lule në vend të diplomës për ty Brahim!

Brahim Bajraj në Parajsë pushoftë Shpirti yt.

Brahim unë kudestari yt dhe klasa jote e Xl-5 do të mbajmë në zemër e në mendje përgjithmonë.

Zoti na takoftë në botën tjetër”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz