KEDS njofton për vendet që do të mbesin pa rrymë në ditët në vazhdim si pasojë e ndërprerjeve të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.
Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Likovci (Kodi: 74000001 ) prej orës 12:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Morinë, Polluzhë, Shtuticë, Rezallë, Tushilë, Likovc, Obri, Murgë, Plluzhinë dhe Ticë.
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.
Më 11.11.2016 në NS 110/10 kV Skenderaj do të shkyçet:
- Dalja 10 kV Prekazi (Kodi: 74000003) prej orës 08:00 deri në ora 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshati Prekaz, TS Prekazi I, Mikushnica dhe Luboveci.
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.