back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePersonat me aftësi të kufizuara të pakënaqur me Projekt Buxhetin e vitit...

Personat me aftësi të kufizuara të pakënaqur me Projekt Buxhetin e vitit 2017

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Organizata e Personave ne Aftësi të Kufizuara “Handikos”, thotë se është e pakënaqur me Projekt Buxhetin e vitit 2017.

Kjo organizatë thotë se Projektligji i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017 nuk ka përfshirë, Ligjin Për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, përkatësisht nuk janë përfshirë mjetet e nevojshme financiare për zbatimin e këtij ligji.“Lidhur me këtë,

HANDIKOS si organizatë e personave me aftësi të kufizuar, që përfaqëson personat paraplegjik dhe tetraplegjik, menjëherë kemi reaguar dhe kemi kërkuar sqarime nga Institucionet tona, respektivisht nga zyra e Kryeministrit, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion përgjegjës”, thuhet në reagimin e Handikos.

Sipas Handiskos,  Ligjin Për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, tash e katër vite ka qenë në proces të hartimit dhe miratimit të tij, ku i kanë paraprirë të gjitha proceduarat dhe dokumentet e nevojshme, siç është edhe Deklarata Financiare dhe Opinioni i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, deri sa u miratua edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 25 Maj 2016 dhe ka hyrë në fuqi me 1 korrik 2016, në të cilin Ligj parashihen që dispozitat me kosto financiare të fillojnë të zbatohen nga 1 janari i vitit 2017.

“Përmes kësaj komunikate, ne shprehim shqetësimet tona lidhur me mos përfshirjen e ligjit të lartpërmendur në projektbuxhetin për vitin 2017, i cili është jetik për personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre.  Me këtë rast, ne i drejtohemi edhe njëherë publikisht institucioneve tona përgjegjëse që me urgjencë të ndajnë buxhetin e paraparë sipas ligjit, në të kundërtën ky veprim i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndikojë që personat me aftësi të kufizuar të përdorin edhe forma tjera të shprehjes së pakënaqësisë sikurse çdo qytetar tjetër i vendit, madje edhe duke protestuar”, thuhet në fund të reagimit të Handikos.

Të Fundit

Sport

ShowBiz