BallinaBotëFitorja e Trump solli me vete edhe protesta në mbarë vendin

Fitorja e Trump solli me vete edhe protesta në mbarë vendin

Të ngjajshme

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Protestuesit, të cilët kritikuan ashpër qëndrimin e Trumpit ndaj emigrantëve, myslimanëve dhe pakicave tjera, hodhën slogane duke brohoritur “Nuk je presidenti im”.

Donald Trump, i cili fitoi në mënyrë surprize në presidencialet e mbajtura më 8 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zgjodh si president i 45-të i ShBA-së.

Mirëpo shumica nuk janë të kënaqur nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Në shumicën e qyteteve në mbarë vendin pati protesta kundër Trumpit.

Protestuesit, të cilët kritikuan ashpër qëndrimin e Trumpit ndaj emigrantëve, myslimanëve dhe pakicave tjera, hodhën slogane duke brohoritur “Nuk je presidenti im”.

Debati dhe tensionimi i filluar në ditën kur u publikua kandidatura e tij për president nga Partia Republikane vazhdon edhe pas zgjedhjes së Donald Trump për president.

Në protestat e filluara në Teksas studentët u derdhën nëpër rrugë.

Pas protestave, ku ata hodhën slogane duke brohoritur “Nuk je presidenti im”, edhe studentët e Tenesi (Ttennessee) protestuan rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Protestuesit e dalë nëpër rrugë në Nju-Jork (New York) u mblodhën para hotelit Trump.

Ndërkaq në kryeqytetin Uashington (Washington), qytetarët u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë kësaj proteste u hodhën slogane kundër racizmit dhe u kritikuan retorikat e Trumpit.

Një adresë tjetër e protestave ishte edhe Çikago (Chicago), ku me qindra persona dolën nëpër rrugë.

Ndërkaq protestuesit në San Francisko (San Francisco) shkaktuan dëme në dyqane dhe dogjën goma nëpër rrugë. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz