BallinaRegjionaleDrenasLDK kandidon me Bedri Nikën për kryetar të Drenasit

LDK kandidon me Bedri Nikën për kryetar të Drenasit

Të ngjajshme

​City – Real Madrid, formacionet e mundshme të super përballjes evropiane

Manchester City dhe Real Madrid përballen sonte, në “Etihad...

Policia e Kosovës njofton për rrahjen e dy kunatave

Raportohet se në Zubin Potok ka ndodhur një rrahje...

Ra nga tri metra lartësi derisa po punonte, detaje nga rasti në Gjilan

Një person është lënduar rëndë dje derisa po punonte. Sipas...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të kandidoj me Bedri Niknë për kryetar të Komunës së Drenasit.

Bedir Nika është edhe kryetar i degës së LDK-së në Drenas. Lajmin e ka konfirmuar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin politik dhe zhvillimet progresive partiake.

Gjatë takimit u diskutua për reformën zgjedhore që lidhet me zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror në Kosovë, proces ky i iniciuar së fundi.

Gjatë mbledhjes, u diskutua edhe për zgjedhjet në kuadër të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të LDK-së.  Me këtë rast, Kryesia përgëzoi forumet dhe degët për procesin, posaçërisht duke pas parasysh masivitetin e theksuar gjatë këtij procesi.

Kryesia e LDK-së, gjithashtu miratoi kërkesën e Degës së LDK-së në Drenas, që LDK-ja të garoj e vetme në këto zgjedhje komunale dhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Drenasit të jetë z. Bedri Nika, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Drenas.

Kryesia e LDK-së diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për reformat dhe qeverisjen e mirë e cila po jep rezultate evidente në të gjitha fushat e jetës.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz