BallinaLajmeVeseli në Drenas propozon Lladrovcin për kryetar, nxitë pakënaqësi dhe protesta (Foto)

Veseli në Drenas propozon Lladrovcin për kryetar, nxitë pakënaqësi dhe protesta (Foto)

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...
Propozimi që ka sjellë kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar Drenasit ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në degën e PDK-së në këtë qytet.

Lajmi.net mëson se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli momentalisht  gjendet në këtë qytet ku si propozim të kryesisë për kandidat për kryetar të Drenasit ka dërguar emrin e Ramiz LLadrovcit, i cili aktualisht është ambasador i Kosovës në Shqipëri, transmeton lajmi.net.

Ky propozim nuk është mirëpritur mirë nga një pjesë e anëtarësisë se degës së PDK-së dhe disa qytetarë të cilët po protestojnë kundër këtij  propozimi.

Kundër kandidimit të Lladrovcit për kryetar të Drenasit është shprehur edhe Naim Bazaj i cili është kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë.

Ai për lajmi.net ka thënë se Veseli ka nxjerr nga zarfi emrin e LLadrovcit të cilin ai dhe shumë anëtarë të degës e kanë kundërshtuar.

“Erdhe Kadri Veseli  e sjelli  zarfin nga Prishtina se kush ka me qenë kryetar dhe e propozoj Razmiz Lladrovcin. Në shenjë pakënaqësie si shumë anëtarë të kryesisë u deklarova se unë nuk e mbështes këtë propozim”.

“Zarfin që e sjell i thash se vetëm në kohën Rnakobviqit e kanë pru se kush me qenë udhëheqës i një komune, e ti nuk është dashur me ardhur  me na përça se të gjithë populli jon kundër”,ka thënë Bazaj për lajmi.net, i cili më herët kishte shprehur publikisht se dëshiron që të kandidoj për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së. /Lajmi.net/

fre

Ai ka thënë se edhe deputeti Bislim Zogaj i cili ishte përfolur si njëri nga kandidatët e  mundshëm ka qenë kundër këtij propozimi.

Bazaj ka thënë se ai do të kandidojë si I pavarur, pro që nuk do të jap dorëheqje nga PDK.

Ai ka thënë se për fajin e këyte njerëzve që sot po dëshirojnë të kandidojnë mbi 200 veta janë dënuar me burg për manipulim të votive.

Zgjedhjet e jashtëzakonshëm ne Drenas do të mbahen me 4 dhjetor./ lajmi.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz