Nuk mund t’u shpëtonte emocioneve futbollisti shqiptar që aktivizohet me Zvicrën, Blerim Xhemaili, në momentin kur kujtonte peripecitë e fëmijërisë.
Në emisionin “Sportlounge”, Blerim Xhemaili ka treguar udhëtimin e tij si futbollist nga FC Zürich te Bolton Wanderers, nga Premier League te Turin, Parma, Napoli, Istanbul, Genoa dhe Bologna, megjithatë pavarësisht se ka shëtitur gjithë botën si profesionist ai nuk harron kurrë vendin e origjinës, që kujtimet e emocionuan shumë dhe filloi të përlotet.
“Janë emocione të mëdha. Babai im e la familjen tonë, për të na mundësuar një jetë më të mirë. Gjithçka që kemi arritur në jetë unë dhe vëllai im, i jemi mirënjohës padyshim babait tonë. Por ama, ishte shumë e vështirë të rriteshe pa baba.”
Krahas anës familjare, Xhemaili tregon se si fëmijë kurrë nuk ka dashur të humbasë, ka qenë ambicioz dhe dëshironte të luante gjithmonë me moshën me të vjetër.
“Shpresoj që një ditë të luaj përsëri për FCZ ose MSL”.
Në lidhje me të ardhmen Xhemaili ka theksuar se tani për tani është në Bolonja, ndërsa pas dy-tre vitesh mendon të luajë në Montral te liga MLS, ku aktivizohet edhe një shqiptar tjetër Shkëlzen Gashi.
“Në rast se nuk më plotësohet ëndrra të luaj në MLS, atëherë dëshiroj të mbyll karrierën në FCZ. Karriera në futboll është e shkurtër, por çfarë më ka dhënë FC Zürich unë nuk mund t’ia shpërblej.”