back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleRrezarta Krasniqi zgjidhet kryetare e Forumti të Gruas të LDK-së në Vushtrri

Rrezarta Krasniqi zgjidhet kryetare e Forumti të Gruas të LDK-së në Vushtrri

Të ngjajshme

Forumi i Gruas së LDK-së dega në Vushtrri, mbajti Kuvendin Zgjedhor të degës, në të cilin janë zgjedhur organet e saja drejtuese, kryetarja dhe kryesia e re të Forumit të Gruas së LDK-së dega në Vushtrri.

Kryetare e degës së Vushtrrisë është zgjedhur Ma.Sc., e Ekonomisë  Rrezarta Krasniqi, e cila në prani te delegateve theksoi: “Jam e nderuar me ketë detyrë të re dhe jam e gatshme për  të dhënë kontributin personal e profesional timin, që ti shtyjë përpara proceset në  këtë forum, në interes të femrës në shoqërinë kosovare, në interes të masivizimit të LDK-së. Një përkushtim të veçantë do ta kushtoj në mbështetur e gjeneratave  reja që vijnë në këtë subjekt politik (LDK)”, transmeton Veriu.info.

Në Kuvendin zgjedhor të FG dega në Vushtrri, ishte e pranishme edhe Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, deputetja e Kuvendit të Kosovës, zonja Lirie Kajtazi, e cila u shprehe e  entuziazmuar me pjesëmarrjen masive të gruas në këtë kuvend zgjedhor. Ajo po ashtu shprehi mirënjohjen e saj për interesimin e madhe të gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Me të marr fjalën kryetari  i degës së LDK-së në Vushtrri,  Dr. Hysni Gërguri, e falënderoj forumin e gruas dega në Vushtrri, i cili e ritheksoj kontributin e dhënë të nënave dhe motrave tona në çdo fushë të jetës. Gjithashtu z. Gërguri, e ritheksojë se kontributi i gruas në LDK është shtylla kryesore të këtij subjekti politik. Ai u zotua për mbështetje të plot morale dhe materiale në realizimin e projekteve që presin Forumin e Gruas së LDK-së dega në Vushtrri./Veriu.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz