BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar në autopsinë...

Ministria e Drejtësisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar në autopsinë e të ndierit Dehari

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet sa i përket hetimit dhe sqarimit të rrethanave në të cilat humbi jetën i paraburgosuri A.D. Me qëllim të garantimit të transparencës, në sqarimin e rrethanave të vdekjes së të ndjerit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit A.D., në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.

Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces.

Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjorë për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin.

 /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz