Ushtria e Irakut deklaroi se ka rimarrë nga organizata terroriste DAESH 12 fshatra në jug dhe perëndim të Mosullit.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta që varet nga ushtria irakiane, në jug të Mosullit u morën nën kontroll fshatrat El-Arbid, Suday, Tayyibe, Es-Salahiyye, El-Meşarik dhe Tel ez-Zeheb.
Kurse në pjesën perëndimore të qytetit u mor kontrolli i El-Farisiyye Sufla, Batişe, Hirbetu İbade Şarki, Hirbetu İbade Garbi, Hirbetu Hamadi dhe Hirbatu Ali Alu.
Njësitë e ushtrisë irakiane, forcat e policisë dhe forcat peshmerge që varen nga Udhëheqja Rajonale Kurde e Irakut (IKBY) më 17 tetor kanë filluar një operacion të përbashkët për çlirimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH. /trt/