back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportVeseli priti në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (Foto)

Veseli priti në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (Foto)

Të ngjajshme

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti mbrëmë në aeroport të përzgjedhurit e futbollit të Kosovës që arritën nga Finlanda, duke i uruar dhe përgëzuar ata për sukses të jashtëzakonshëm.
Kryeparlamentari Veseli, i cilësoi futbollistët si heronj të rinj të Kosovës që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen e sportit tonë.

“Emocion i papërshkrueshëm t’i presësh heronjtë e rinj të Kosovës, sportistët tanë që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Loja e parë e tyre është dëshmi e fortë se Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talentë për disa kombëtare. I sigurova lojtarët dhe kreun e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin, se shteti i Kosovës do t’i shpërblej të gjitha sukseset e tyre!”, tha kryeparlamentari Veseli.

Në ndeshjen e mbrëmshme, përfaqësuesja e Republikës së Kosovës, filloi historinë e futbollit, në ndeshjen e parë kualifikuese për botërorin “Rusi 2018”, duke luajtur barazim me përfaqësuesen e Finlandës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz