back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajme“Rikthimi i demarkacionit në Kuvend, mund të ndryshojë mendimet e deputetëve”

“Rikthimi i demarkacionit në Kuvend, mund të ndryshojë mendimet e deputetëve”

Të ngjajshme

PSG nuk ”fundoset” lehtë, fiton Superkupën e Evropës

Pasi dështoi në finalen e Kupës së Botës për...

Kapet në flagrancë shqiptari në Romë, tentoi të grabiste një restorant

Një shtetas shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga policia...

PSG tenton të rikthehet në lojë, ngushton rezultatin ndaj Tottenhamit (VIDEO)

PSG e ka ngushtuar rezultatin ndaj Tottenhamit në finalen...

Qeveria nuk i pati votat e mjaftueshme për ta miratuar projektligjin e demarkacionit, andaj e tërhoqi për një seancë tjetër votimin, vlerësojnë analistët politikë.

Imer Mushkolaj thotë se është e papranueshme që votat për demarkacionin të sigurohen duke i bërë koncesione Listës Serbe apo kujtdo tjetër. Sipas tij, Qeveria do ta sjell sërish në votim demarkacionin dhe se nuk do të jetë e habitshme që deputetët ta ndërrojnë mendjen.

“Duke pasur parasysh se deputetët ndërrojnë mendje varësisht nga postet e privilegjet që iu ofrohen, nuk do të ishte e habitshme që edhe disa që tash për tash e kundërshtojnë, ta japin votën e tyre ‘për’. Por, kjo nuk e zgjidhë problemin”, ka thënë Mushkolaj për Telegrafin.

Ai po ashtu tha se më e mira do të ishte që të shkarkohet komisioni aktual për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që të gjendet një konsensus.

“Duhet të krijohet një trupë gjithëpërfshirëse dhe të rinegociohet marrëveshja me malazezët”, vlerësoi Mushkolaj.

Ndërkaq, Nexhmedin Spahiu shprehet se Lista Serbe e konsideron Kosovën Serbi dhe se nuk është e interesuar që “t’ia japë” Malit të Zi territorin që e konsideron si pjesë të Serbisë.

I pyetur se a do ta risjell Qeveria sërish në Kuvend këtë projektligj, ai tha se për momentin këtë nuk mund ta dijë me siguri.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në seancën e 1 shtatorit tërhoqi nga votimi Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz