back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeSerbisë po i pengon pankarta e Mushtishtit, që shpërfaq fytyrën e saj...

Serbisë po i pengon pankarta e Mushtishtit, që shpërfaq fytyrën e saj në luftën e fundit në Kosovë

Të ngjajshme

Mbappe drejt 50 golëshit me Realin, mund ta arrijë këtë shifër sonte në Champions

13 muaj pas arritjes në Madrid, Kylian Mbappé është...

Veteranët ia përcjellin Kroacisë shqetësimet për Specialen

Përfaqësues të OVL-UÇK’së janë takuar me ambasadoren e Kroacisë...

Eva Murati reagon pas komentit për dasmën e ish-it të saj

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin,...

Një pankartë e vendosur në fshatin Mushtisht të Suharekës, i ka çuar peshë serbët, duke e cilësuar si provokim.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me anë të një komunikate ka kërkuar nga institucionet që i quan të përkohshme, që “urgjentisht ta heq bilbordin e vendosur në Mushtisht të Suharekës ,i cili drejtpërdrejt përhap urrejtje ndër etnike dhe i frikëson serbët që kanë shprehur gatishmëri të kthehen në këtë fshat”, transmeton agjencia e lajmeve Tanjug.

Në këtë pankartë ka fotografi të të masakruarve, viktima shqiptare të regjimit serb. Në të shkruan: “Kjo është ajo çka lanë pas vetes kur u larguan nga Mushtishti serbët lokalë”.

Ndërsa, e ashtuquajtura Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë e cila Kosovën e quan “Kosovë dhe Metohi”, shpreson se “institucionet e përkohshme të Kosovës”, siç i quan organet e këtij shteti, do të marrin të gjitha masat që më 28 gusht t’u sigurojnë serbëve shënimin e një feste fetare!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz