BallinaLajmeDokumentet zbulojnë se si ka manipuluar Soros me zgjedhjet në Europë

Dokumentet zbulojnë se si ka manipuluar Soros me zgjedhjet në Europë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

2.500 dokumente të Fondacionit për “Shoqëri të Hapur” të George Soros që janë publikuar pasi i zbuluan nga disa hackers tregojnë listën e plotë të OJQ-ve të Soros që kanë manipuluar zgjedhjet në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Dokumentet tregojnë planet e punës, strategjitë, prioritetet dhe aktivitetet e tjera të Soros.

Këto përfshijnë raportet në zgjedhjet në Evropë, migracionin dhe azilin.

DC Leaks që i publikoi dokumentet pretendon se rrjedhjet ishin vepër e aktivistëve të SHBA që donin të tregonin të vërtetën në lidhje me “procesin e vendimmarrjes në Shtetet e Bashkuara dhe elementet më të rëndësishme të jetës politike atje”.

Sipas këtij grupi, dokumentet provojnë ndërhyrjet e Soros në proceset zgjedhore.

Soros është kritikuar disa herë për interferenca në politikën e brendshme të disa vendeve sovrane dhe disa herë për një politikë paralele me atë të Uashingtonit.

Wikileaks ka publikuar një e-mail që Soros i kishte dërguar sekretares Klinton ku i kërkonte të ndërhynte pas ngjarjes së 21 janarit 2011. /Lapsi.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz