BallinaLajmeA është kjo Bleona Mata, vajza që u zhduk 6 vjet më...

A është kjo Bleona Mata, vajza që u zhduk 6 vjet më parë? (Foto)

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Nëna e Bleona Matajt kërkon ndihmën e institucioneve dhe të publikut për identifikimin e disa fotove ku pretendohet se është vajza e saj e zhdukur 6 vite më parë. Bukurie Veizi deklaron se një emigrant shqiptar në Londër i ka pohuar se e ka parë vajzën dhe i ka dërguar asaj foto nëpërmjet “Skype”-t.

Veizi shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Veizit është Londra, shkruan “Shqiptarja.com”.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Veizit, është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.

Më tej nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për para në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Por nga ana tjetër, si Policia e Shtetit ashtu edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mohuar që të kenë pasur prova të reja nga ana e nënës së Bleonës, si deklarime apo edhe fotot, të cilat po publikohen sot.

BGTh8L3l

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz