back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaShqipëri-Slloveni seminar për shkëmbimin e përvojave

Shqipëri-Slloveni seminar për shkëmbimin e përvojave

Të ngjajshme

Punimet në segmentin Dollc-Zahaq, kompania ka një lutje

Po vazhdon zgjerimi i rrugës Nacinale Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq. Kompania...

Luis Enrique e komenton fitoren e madhe të PSG-së ndaj Chelseat

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique e ka komentuar...

E kërkonte Interpoli, arrestohet i dyshuari për evazion fiskal e mashtrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar...

Dhunohet seksualisht një femër në Rahovec

Një femër është dhunuar seksualisht në Rahovec. Policia ka njoftuar...
Ditën e sotme në Tiranë do të organizohet një seminar për shkëmbimin e përvojave mes Shqipërisë dhe Sllovenisë sa i takon zgjedhjeve
“Forcimi i pavarësisë së Organeve të Menaxhimit Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimet e nxjerra midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, do të jetë tema e seminarit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë ka bërë të ditur se seminari organizohet nga Qendra për Perspektivë Evropiane (CEP), në kuadër të nismës së Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë.
I ftuar nderi në këtë aktivitet do të jetë edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili do të mbajë një fjalim për të pranishmit.
 Seminari ka për qëllim të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira midis Shqipërisë dhe Sllovenisë, ku do të analizohen modele të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve, si dhe ndikimet e tyre mbi pavarësinë e institucioneve të menaxhimit zgjedhor.
Mësohet se pjesëmarrësit e seminarit do të jenë anëtarët dhe stafi administrativ i Komisioneve të Zgjedhjeve të Shqipërisë dhe Sllovenisë, ekspertë të zgjedhjeve dhe menaxhimit me përvojë në rajon dhe më gjerë, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që punojnë në fushën e zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore, anëtarët e Parlamentit, përfaqësues të partive politike si dhe ekspertë ligjorë./Mesazhi/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz