8 vjeçari në Fushë-Kosovë nget veturën, hyn në trotuar dhe aksidentohet
03

Lexo edheHashim Thaçi anulon drekën me Metën, Vuçiçin dhe Dodikun

Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komunën e Fushë-Kosovës, raporton Llapi.info
Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar fotografi në adresë të portalit Llapi.info, një fëmijë i moshës rreth 8 vjeç, ka shkaktuar aksident.
Sipas tyre, i njëjti me veturën e tipit “Golf 2”, ka hyrë përgjatë trotuarit kështu duke u munduar të kalojë në anën tjetër të rrugës mbi ndarjen e shiritave rrugorë dhe ka goditur një shtyllë.
Lexo edheHashim Thaçi anulon drekën me Metën, Vuçiçin dhe Dodikun

Mësohet se përveç dëmeve materiale, në këtë aksident s’ka persona të lënduar. Policia rrugore i është përgjigjur dhe ka hetuar rastin.
Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente, prej tyre 19 kanë qenë më të lënduar./Llapi.info
