back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajme39 vjeçari nga Malisheva dyshohet se e goditi me kamion për vdekje...

39 vjeçari nga Malisheva dyshohet se e goditi me kamion për vdekje punonjësen e sigurisë në portin e Durrësit

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesin e trajlerit, i cili aksidentoi për vdekje një ditë më parë në ambientet e portit një vajzë të re, punonjëse e sigurisë portuale.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë – Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:30 brenda ambienteve të portit, ku viktima punonte si punonjëse sigurie.Sipas dëshmitarëve, e reja po qëndronte në sheshin e portit, pasi ishte në detyrë, ndërsa kamioni i tonazhit të rëndë e ka tërhequr për disa metra zvarrë atë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz