38 vjeçari që vdiq sot nga koronavirusi ishte sportist i dalluar
BILLI

Lexo edhePērjetimi rrënqethës i shkruar nga Klinika Infektive i Demush Shashes, 15 orë para së vëllai i tij ta humb betejën me Covid 19

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Arbër Grabovci, ka ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta, si pasojë e infektimit nga Covid 19, të 38 vjeçarit Flamur Shasha.
Grabovci tha se Shasha ishte sportist kulminant dhe entuziazt.
Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Grabovci i shprehu ngushëllime familjes Shash, miqve dhe sportit kosovar.
Postimi i plotë:
“Me pikëllim mësova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-Karateistit entuziast, sportistit kulminant, bashkëqyetarit tim, tashmë të ndjerit Flamur Shasha.

Lexo edhePērjetimi rrënqethës i shkruar nga Klinika Infektive i Demush Shashes, 15 orë para së vëllai i tij ta humb betejën me Covid 19
Sporti kosovar, sot humbi një prej pionierëve të devotshëm e në moshë të re, ndërsa shoqëria jonë humbi edhe një betejë përballë Covidit 19!
Ngushëllime familjes Shasha, miqve dhe sportit kosovar!
Pushofshë në parajsë, Flamur!”-shkruan Arbër Grabovci-Zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.