Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë shifrën e aplikimeve për “Paketën e Maleve” pas gati një muaj që u prezantua.
Në gati një muaj janë bërë 3308 aplikime për këtë iniciativë që synon të nxisë investimet dhe t’i shërbejë ekonomisë lokale në zonat malore.
Ndërsa aplikimet janë të hapura deri në fund të viti, Rama vazhdon të publikojë numrat e aplikantëve të cilët sipas kreut të qevrisë kanë treguar interes të lartë.
“Paketa e Maleve” – Deri tani 3308 aplikime për këtë iniciativë që synon të nxisë investimet dhe t’i shërbejë ekonomisë lokale në zonat malore. Aplikimet janë të hapura deri në fund të vitit.”