BallinaBotë3 të vdekur dhe 11 të lënduar gjatë një konflikti në Austri

3 të vdekur dhe 11 të lënduar gjatë një konflikti në Austri

Të ngjajshme

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Kushtetuesja merr vendim edhe për kërkesën e presidentes Osmani, për anëtarët e KQZ-së

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që...

Si pasojë e përleshjes në një koncert në krahinën austriake Vorarlberg, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të mediave austriake, në koncertin i cili u organizua nga ana e klubeve të motoçiklistëve në qytetin Nenzing, mbrëmë për arsye të panjohura ka patur një konflikt verbal mes një burri 27 vjeçarë dhe një gruaje. Më vonë kjo përplasje u shndërrua në një konflikt.

Përleshja u ndërpre me ndërhyrjen e pjesëtarëve të forcave të sigurisë. Më pas personi i përfshirë në konflikt braktisi vendin e ngjarjes dhe u kthye me armë dhe filloi të qëllojë në drejtim të personave me të cilët më herët ishte përleshur.

Në mesin e të vdekurve gjendet edhe sulmuesi. Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz