Kryekëshilltari i Presidentit, Yalçın Topçu tha se politika e Turqisë për Ballkanin ka një të kaluar 1 mijë vjeçare.
Topçu shkoi në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës për të marrë pjesë në mbledhjen me temë “Ekzistenca turke në Ballkan” organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve Turko-Boshnjake.
Në fillim ai vizitoi varrin e liderit të paharrueshëm të Bosnje-Hercegovinës, Mbretit të Njohurisë, Vizitën ai e filloi me Aliya İzzetbegoviç.
Topçu më pas vizitoi Universitetin Ndërkombëtarë të Sarajevës të ndërtuar nga ana e biznesmenëve turq bamirës dhe Përfaqësinë e Radio Televizionit Turk në Sarajevë.
Yalçın Topçu, iu përgjigj pretendimeve të disa organeve mediatike që bëjnë transmetime drejt Ballkanit, se ndryshimi i qeverisë në Turqi shtyn Turqinë në një mosnjohuri të politikave të Ballkanit.
Ai nënvizoi se politika e Turqisë për Ballkanin nuk varet nga individët.
Gjithashtu ai bëri të ditur se me nismat e vitit të fundit të TRT-së, kanali shtetëror është kthyer në një institut botëror.
Kryekëshilltari i Presidentit, Yalçın Topçu, në mbledhjen me temë “Ekzistenca turke në Ballkan” tha se vendet mund të kenë kufij, por hapësira gjeografike e zemrave nuk ka kurrë kufij.
Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen se zhvillimi i bashkëpunimit të biznesmenëve të dyja vendeve, duhet të kontribuojë në zhvillimin e Bosnje-Hercegovinës dhe rritjen e investimeve turke në këtë vend. /trt/