“10 milionera i njoh në Skenderaj, asnjë s’ka investuar për ujë të pijshëm”
BILLI

Lexo edheVendosja e shtatoreve në Drenas, Drenori kërkon transparencë

Avokati Tomë Gashi në një debat me nënkryetarin e OVL UÇK’së, Nasim Haradinajn ka thënë se pajtohet me deklaratën e ambasadorit të Zvicrës për veteranët e rrejshëm – raporton Periskopi.
Gashi ka thënë në Info Magazine se milionerët e Skenderajt do të duhej të investonin për ujë të pijshëm atje, e jo të presin investimet e huaja.
“Unë i njoh 10 milionerë në Skenderaj. Asnjë prej tyre nuk ka investu në atë projekt për ujë të pijshëm. Ambasadorët janë në një vend ku kanë investu. Janë ambasadorë të vendeve të fuqishme që kanë përkrah Kosovën. Andaj, është e drejtë të thonë ashtu”, ka thënë Gashi.

Lexo edheVendosja e shtatoreve në Drenas, Drenori kërkon transparencë
E në anën tjetër, Haradinaj ka thënë se ambasadori e ka thënë atë deklaratë në vend jo të duhur./PERISKOPI