1 milion vende të lira pune në Gjermani
03
Lexo edheRegjimi vazhdon bombardimet në Siri, raportohet për të vdekur dhe të plagosur
Pothuajse një milion vende pune në tremujorin e parë nuk janë plotësuar në Gjermani, ku po vazhdon kërkesa e lartë për punëtorë të kualifikuar.
“Në tremujorin e parë në Gjermani rreth 974 mijë vende pune ishin të paplotësuara, 26.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, raporton Instituti për Kërkime në tregun e punës, shkruan albinfo.ch
Në Gjermaninë perëndimore janë 756 mijë vende të paplotësuara dhe në lindje 218 mijë vende pune.

Lexo edheRegjimi vazhdon bombardimet në Siri, raportohet për të vdekur dhe të plagosur
Shumica e sektorëve janë në mjekësi, pastaj sektori i teknologjisë së informacionit dhe sektori i mjeteve të industrisë.
Një pjesë e nevojës për punëtorë të kualifikuar janë të mbuluar nga emigracioni, kryesisht nga vendet anëtare të BE-së.