BallinaLajme​Grenell mbetet emisar special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi

​Grenell mbetet emisar special i Trump për dialogun Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Zëdhënësi i ambasadorit Richard Grenell, Dick Custin, deklaroi sot se Grenell do të mbetet i dërguari special i presidentit amerikan në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës pas informacionit se ai po tërhiqet nga pozita e ambasadorit në Berlin.

“Ai pret që dialogu të vazhdojë sa më shpejt, pasi që të përfundojë formimi i qeverisë së Kosovës”, tha Custin, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjug nëse vendimi do të ndikonte në ndonjë mënyrë në rolin e tij si emisar special i Trump në dialogun Beograd-Prishtinë.

Richard Grenell konfirmoi më herët sot se ai do të largohet nga pozita e ambasadorit amerikan në Gjermani.

Ai shkroi “E vërteta” në Twitterin e tij, duke iu përgjigjur kështu postimit të “Daily Wire” se do të linte postin e ambasadorit.

Përveç pozitës së ambasadorit, Grenell kreu përkohësisht edhe detyrën e shefit të detyrës të të gjitha shërbimeve amerikane të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz