back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeZyrtarit policor i konfiskohet një automatikë AK 47 dhe një pistoletë TT

Zyrtarit policor i konfiskohet një automatikë AK 47 dhe një pistoletë TT

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Mbrëmë (27.03.2017) rreth orës 20:00 nga policia kufitare e PK-së në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është ndaluar vetura Opel Astra (me targa të Kosovës) e cila drejtohej nga një shtetas i Kosovës (zyrtar policor) dhe brenda kishte edhe një bashkë-udhëtar (zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës).

Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët e policisë kufitare të Vërmicës janë gjetur një armë automatike AK-47 me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit TT me tetë fishek të kalibrit 7.62.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së, policia kufitare kanë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Hetuesit kanë kontaktuar me prokurorin kompetent i cili ka urdhëruar konfiskimin e armëve dhe me vendim të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Si pjesë e procedurës administrative ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit nga detyra deri në përfundimin e procedurës hetimore.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës mbeten të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë individëve pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë.

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete për fuqizimin e integritetit policor dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit të besueshmërisë që qytetarët e vendit e kanë në policinë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz