Caktohet paraburgimi për shtetasit e Shqipërisë të kapur në Drenas
dp·

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore mbi caktimin e masës së paraburgimit me kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve N.D dhe S.D.
Të pandehurit, shtetas të Shqipërisë, gjatë një kontrolli policor, në fshatin Llapushnik të Drenasit, iu janë gjetur më shumë se dy kilogramë substanca narkotike.
Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge.
Lexo edheLëvizja VETËVENDOSJE! përshëndet aktivitetin e sotëm të Lladrovcit, por ka një pyetje për të!
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.














