BallinaLajmeZyrtari iranian thotë se lufta me ShBA-në “me gjasë” do të rinisë

Zyrtari iranian thotë se lufta me ShBA-në “me gjasë” do të rinisë

Të ngjajshme

Britney Spears drejt marrëveshjes për të shmangur dënimin me burg!

Britney Spears mund të shmangë një dënim me burg...

Prishtina dhe Malisheva luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës me fillim...

Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini

Ka vdekur Xhezide Xheladini, nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini...

Haradinaj për emërimet e Kurtit: Ligjërisht të lejuara, por të panevojshme dhe të pahijshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Trepça: Trafot e vjedhura ishin jashtë funksionit dhe në plan për zhvendosje

Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së trafove, duke thënë...

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike tha se “me gjasë” do të rinisë konfrontimi ushtarak mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara – vetëm dy ditë pasi Irani dorëzoi një draft-propozim për paqe te ndërmjetësi, Pakistani.

Mohammad Jafar Asadi, zëvendëskomandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, komanda qendrore e ushtrisë, i bëri këto deklarata më 2 maj, duke pretenduar se dëshmitë tregojnë se “Amerika nuk e respekton asnjë marrëveshje apo zotim”.

Ai i hodhi poshtë deklaratat dhe veprimet e SHBA-së që nga armëpushimi i 8 prillit, duke i ciësuar si gjerësisht të inskenuara, të dizajnuara, sipas tij, kryesisht për të ndalur rënien e çmimeve të naftës dhe për të ndihmuar Uashingtonin të “shpëtojë nga kurthi që e krijoi vetë”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ai shtoi se forcat e tij janë në gjendje “gatishmërie të plotë” për çdo situatë të mundshme.

Këto deklarata erdhën në kohën kur janë të rritura tensionet diplomatike. Irani dorëzoi draftin e tij në Islamabad më 29 prill, raportuan mediat shtetërore, por nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e tij.

Lufta  e nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt – është ndërprerë që nga 8 prilli, ndonëse një rund bisedimesh për paqe, i mbajtur në Pakistan, nuk ka prodhuar rezultate.

Në Uashington,  transmeton klankosova.tv presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk ishte i kënaqur me ofertën iraniane.

“Në këtë moment nuk jam i kënaqur me atë që po ofrojnë”, u tha ai gazetarëve, duke ia atribuuar bllokadën “mosmarrëveshjeve të mëdha” brenda udhëheqjes iraniane.

Ai e paraqiti zgjedhjen në mënyrë të prerë: “A duam të shkojmë dhe thjesht t’i shkatërrojmë plotësisht dhe t’i përfundojmë përgjithmonë – apo duam të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje?”.

Trump tha se “do të preferoja të mos” zgjidhte opsionin e parë, “nga një këndvështrim njerëzor”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz