BallinaSportHetohet futbolli italian, nis marrja e dëshmive të para të arbitrave

Hetohet futbolli italian, nis marrja e dëshmive të para të arbitrave

Të ngjajshme

“Akuzat e ngritura kundër klientit tim kanë të bëjnë me çështjen Salernitana-Modena. Dua të sqaroj se nëse hetuesit do ta kishin hetuar më tej çështjen, ata do ta dinin që ndërtesat e Serie A dhe Serie B janë të ndara, prandaj Gervasoni nuk mund të kishte pasur asnjë ndikim në procesin e vendimmarrjes së VAR-it, pasi ai ishte në ndërtesën e Serie A, domethënë në anën tjetër”

Kjo u deklarua nga Michele Ducci, avokati që përfaqëson Andrea Gervasonin,  nën hetim për bashkëpunim në mashtrime sportive nga Prokuroria e Milanos.

Bëhet fjalë për të njëjtën dosje që solli dhe vetëpezullimin e Gianluca Rocchi-t nga drejtimi i arbitrave.

Sipas avokatit, Gervasoni nuk mund të kishte ndikuar në VAR në Salernitana-Modena.

“Për më tepër, ky veprim ndodhi në harkun kohor prej 15 sekondash, pra në një kohë kaq të shkurtër sa Gervasoni nuk mund të kishte ndikuar në asnjë mënyrë në vendimet e dhomës së VAR-it ose te gjyqtari në fushë. Nëse do të kishte pasur më shumë dëshmitarë për t’u intervistuar, do të kishte qenë argëtuese të dëgjonim se çfarë thanë, pasi analiza e videos nuk zbulon asgjë”, shtoi ai.

Më tej ai shton se nuk ka pasur asnjë hetim për ndeshjen Inter Roma. Lajmi sipas tij ka qarkulluar vetëm në medie dhe se as vetë prokurori nuk ka pasur një procedim të tillë.

Akuza tashmë ka marrë nga gjykata dhe të drejtën për të shtyrë edhe me tre muaj hetimet për të dalë më pas dhe në konkluzionet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz