BallinaLajmeTrepça: Trafot e vjedhura ishin jashtë funksionit dhe në plan për zhvendosje

Trepça: Trafot e vjedhura ishin jashtë funksionit dhe në plan për zhvendosje

Të ngjajshme

Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Amerikan për Kosovën në NATO

Ish-deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas prezantimit të një...

Ngjarje e rëndë në SHBA: Avioni me sportistë rrëzohet, humbin jetën të gjithë në bord

Një avion i vogël që transportonte lojtarë të pickleball-it...

Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje...

Mësohen dy ekipet e para që bien nga Serie A

Edhe pse nuk pritej të luanin deri të dielën...

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe ku janë bazat e tyre?

Pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave të SHBA-së...

Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së trafove, duke thënë se kjo është bërë në hapësirat e ndërmarrjes, dhe se ato, nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore.

Tutje, në njoftim shtohet se, trafot nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual të ndërmarrjes, dhe se, këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti.

“Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata:

Njoftojmë opinionin publik se në hapësirat e ndërmarrjes “Trepça” Sh.A. janë evidentuar dy raste të vjedhjes së pjesëve të trafove.

Theksojmë se trafot në fjalë nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore dhe kanë shërbyer më herët në njësi që aktualisht janë jashtë funksionit (pasive). Si të tilla, këto nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual të ndërmarrjes.

Po ashtu, bëjmë me dije se këto pajisje kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje para se të ndodhte rasti.

Menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të informohet me kohë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz