Zyrtari i PDK-së e uron Shefqet Krasniqin për lirimin nga akuzat
01·

Ish deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit Rrustem Mustafa e ka uruar imamin e akuzuar për terrorizëm Shefqet Krasniqi.
Rrustem Mustafa në profilin e tij në Facebook e ka shkruar një urim me të cilin uron imamin e akuzuar për lirimin nga akuzat.
“Hoxhë Shefqet Krasniqi, urime pafajsia! Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UÇK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Lexo edhePacolli reagon për skandalin me mishin nga Belgjika
Këtij statusi Mustafa ia ka bashkuar edhe një fotografi ku shihet Krasniqi i veshur në uniformë të UÇK-së./Indeksonline/















